Sot në ambientet e Dhomës Rajonale të Zejtarisë Kumanovë, Oda e Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut e kryesuar nga Kryetari Agron Fazliji u takua me përfaqësuesit e rajonit planifikues të Shkupit, shefin Ljupco-Kec Mickovski dhe Viktorija Mitrikeska
-Koordinator për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje të sektorit privat dhe me Drejtorin e Fondacionit për Zhvillim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kumanovë – Dimitar Tashevski.
Në këtë takim u diskutua për krijimin e bashkëpunimit me qëllim forcimin e rrjeteve në komunitetin lokal dhe rural, sektorin e biznesit, duke stimuluar zhvillimin në nivelin lokal dhe rajonal me theks të veçantë në sektorin e zejtarisë .
Bashkëpunimi i mëtejshëm pritet të sjellë projekte që do të përfitojnë nga sektori i zejeve dhe zejtarët.