Oda zejtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut (OZRMV) ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, në të cilin Agron Fazliji është zgjedhur kryetar i ri i Odës.
Për zotin Fazliji ky është mandati i tij i dytë, pra edhe katër vite të tjera luftë për mirëqenien e zejtarëve.
Ndër të tjera u zgjodh kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit, nënkryetarët e Bordit drejtues dhe organeve mbikëqyrëse.Kryetari Fazliji, në fjalën e tij para anëtarëve dhe përfaqësuesve të organeve të tjera të Odës, u shpreh se do ta bazojë udhëheqjen e tij. mbi parimet dhe vlerat e OZ të RMV-së dhe në përputhje me misionin dhe vizionin e Odës për mbrojtjen dhe promovimin e anëtarëve të saj dhe vlerat zejtare. Është koha që aktivitetet e vogla të zejtarëve të zënë vendin e tyre në ekonomin e vendit dhe krijimin e politikave të reja ekonomike. Ai po ashtu theksoi se Qeveria duhet t’u kushtojë vëmendje të veçantë këtyre aktiviteteve.
Oda e zejtarisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon dhe nuk do të ndalet këtu, ne do të jemi proaktive dhe do të vazhdojmë aktivitetet për t’u përballur me sfidat sepse nuk është hera e parë që zeja është vënë në shumë sprova, por ende arritëm të mbijetojmë, dhe së bashku do të bëjmë gjithçka për të mbijetuar në të ardhmen.