Më 6 dhjetor 2024, në hotelin Alexander Palace në Shkup, u mbajt konferenca finale “Ti kurrë nuk do të jesh vetëm” në kuadër të projektit “Edukimi dhe fuqizimi ekonomik i grave”. Aktiviteti mblodhi së bashku mbi 50 pjesëmarrës, duke përfshirë gra nga zonat rurale, kategoritë vulnerabël, nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe përfaqësues të kombësive të ndryshme.

Konferenca përfshiu një panel diskutimi frymëzues “What Next?”, i cili paraqiti panelistët nga projekti të cilët ndanë përvojat, idetë dhe sfidat e tyre. Historitë e tyre demonstruan fuqinë e bashkimit dhe rëndësinë e mbështetjes në tejkalimin e barrierave ekonomike dhe sociale.

Veprimtaria theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit për të krijuar rezultate të qëndrueshme. Falë këtij projekti, shumë grave u është dhënë mundësia për arsimim, punësim dhe ndërtim të pavarësisë – me synimin për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë.

Projekti zbatohet me mbështetjen e Ambasadës Sllovene Shkup/Ambasada e Republikës së Sllovenisë, të cilët mbeten të përkushtuara për fuqizimin e grave dhe promovimin e barazisë gjinore.