Të dashur bashkëpunëtorë, miq dhe qytetarë të Kumanovës,Sot ndihem thellësisht i nderuar dhe mirënjohës për këtë çmim të rëndësishëm. Dua të shpreh falënderimet e mia nga zemra për të gjithë ata që më kanë nominuar dhe për çdo bashkëpunëtor që ka qëndruar pranë meje në këtë rrugëtim. Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe mbështetur misionin tim për të afirmuar dhe zhvilluar zejtarinë dhe traditat tona.Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin e Komunës së Kumanovës dhe institucionet e tjera që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi. Pa mbështetjen e tyre, shumë nga këto arritje nuk do të kishin qenë të mundura.Ky çmim është një motivim për të mos ndalur këtu. Me punë të palodhshme dhe përkushtim të madh, si dhe me sakrifica familjare, jam i përkushtuar të vazhdoj të jap kontributin tim për një të ardhme më të mirë për qytetin dhe për të gjitha nacionalitetet e Kumanovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Ky është një mesazh bashkimi dhe bashkëpunimi për të gjithë ne që ndajmë të njëjtat aspirata për zhvillim dhe mirëqenie.Faleminderit të gjithëve nga zemra për këtë nderim të madh!