Në takimin e sotëm me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Majiti, Ministri i Kulturës dhe Turizmit, z. Zoran Ljutkov dhe kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, u diskutua për zejtarët që ndodhen në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Fokusi kryesor i bisedës kishte për qëllim nxitjen e zejtarëve të rinj për të filluar një aktivitet artizanal dhe zgjerimin e ofertës së artizanatit në pazar, si një mënyrë për të ringjallur më tej këtë qendër të rëndësishme të zejtarisë.