Në ambientet e Ambasadës së R. Zvicër në Shkup, Oda e Zejtarisë së R.S. Maqedonia realizoi takim me zëvendësambasadorin z. Lucien Aegerter dhe Aneta Damjanoska – Koordinatore e programit Dual Education. Në takim u diskutua për sistemin arsimor formal që nuk prodhon personel me kualifikimet e kërkuara nga sektori privat.
Prezantimi i arsimit të dyfishtë, mësimi përmes punës praktike dhe metodave të tjera të trajnimit janë të nevojshme për të reduktuar deficitin e personelit të nevojshëm. Oda e zejtarisë së Republikës së Maqedonisë do të jetë partner potencial i projektit “Edukim për punësim” përmes të cilit do të financohen kompanitë e vogla që kryejnë zejtari për të kryer trajnimin e stafit.