Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sot filloi zyrtarisht zbatimi i projektit “Edukimi dhe Fuqizimi Ekonomik i Gruas”. Në aktivitetin që u zhvillua sot dhe që shënoi promovimin e projektit, u theksua se ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të përmirësuar pozitën e grave nga grupet vulnerabël në komunitetin tonë.
Dëshirojmë të falënderojmë partnerët dhe përkrahësit tanë nga Ambasada Sllovene Shkup/Ambasada e Republikës së Sllovenisë, veçanërisht ambasadorin z. Gregor Presker, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë, të cilët e njohën rëndësinë të kësaj nisme dhe vendosën ta mbështesin financiarisht. Mbështetja juaj është thelbësore për realizimin e suksesshëm të këtij projekti dhe për përmirësimin e jetës së shumë grave në Maqedoninë e Veriut.
Qëllimi ynë nuk është vetëm të ofrojmë trajnim dhe edukim, por edhe të krijojmë një mjedis ku gratë të ndjehen të mbështetura dhe të motivuara për të arritur qëllimet e tyre. Me këto aktivitete, ne jo vetëm fuqizojmë gratë, por fuqizojmë edhe të gjithë komunitetin, sepse njohuritë dhe aftësitë që marrin këto gra do të kenë një efekt pozitiv në familjet e tyre dhe mjedisin.
Dritarja e aplikimit për kandidatët është ende e hapur! Kandidatët e interesuar mund të na kontaktojnë drejtpërdrejt për më shumë informacion.
Vazhdoni të na ndiqni për më shumë informacion dhe lajme rreth projektit tonë!