(16.03.2021) Kryetari i Dhomës së Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë të Veriut z. Agron Fazliji së bashku me Drejtorin e Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë z. Mile Boskov bënë një vizitë pune në kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranën.
Ata u takuan me Dhomën e Zejtarisë të Republikës së Shqipërisë. Në takim, ata ndanë përvojat në sektorin e Zejtarisë në të dy vendet. Gjithashtu, në takim u diskutua për bashkëpunimin, aktivitetet dhe projektet e ardhshme për të përmirësuar gjendjen e zejtarisë dhe konkurrencën, si dhe të drejtat e zejtarëve dhe profesioneve në të dy vendet